Duket se të dy prindërit e moderatores së njohur shqiptare, Elita Rudi, kanë festuar ditëlindjen ditën e djeshme (e diel).
Kjo në bazë të postimeve që ka bërë prezantuesja përmes rrjeteve sociale, me ç’rast nuk mungoi edhe një dedikim emocional për më të shtrenjtit e saj.
Artistja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, publikoi po ashtu edhe disa fotografi nga kremta e ditëlindjes së tyre.
“Babi dhe nënë. Ju ma mbushni shpirtin me lumturi, me përkujdesjen tuaj, dashurinë tuaj dhe me interesimin kundrejt gjithçkaje që lidhet me mua. Tani e kuptoj që një jetë është pak për të iu kthyer sakrificat që keni bërë për mua, Natyrën dhe Denin. Jam më e lumtura dhe më me fat që Zoti më zgjodhi të kem prindërit të mrekullueshëm si ju”./TV Malisheva