Malishevë, 25 tetor
Me vetëiniciativën e komunitetit prindëror filloi dhe u realizua projekti për vendosjën e dollapëve për të gjithë nxënësit e nivelit fillor, përkatësisht klasave I deri të V-ta.

Pajisja e klasave me dollapë personal për nxënësit e grupmoshave 6-11 vjeçar ishte shumë e nevojëshme sipas prindërve, për shkak të aftësive fizike të nxënësve, në raport me peshën e papërballueshme të çantave të stërngarkuara me libra, vendosën që t’i ndihmojnë fëmijët e tyre, , ku që nga sot, ata me vete do të kanë vetëm librat sipas orarit mësimor, për t’u përgatitur për mësim.
Drejtori i shkollës, Agron Zogaj, për veç që falenderoi, prindërit për kontributin që po japin në vazhdimësi për shkollën dhe fëmijët e tyre, po ashtu shprehi mirënjohje edhe për punën vullnetare të punëkryrësve për dollapët e vendosur nëpër klasa, duke thënë: “Shkolla jep edukatë, dije, ngritë cilësinë në mësim, por edhe bashkëpunon me komunitetin , si dhe kujdesët për shëndetin e nxënësve”,përfundon Zogaj.
Realizimin e këtij projekti me rëndësi për nxënësit e shkollës e mundësuan prindërit, mobileria“Doni” në Mirushë, kurse një falënderim i veçantë është për z.Kastriot R. Kastratin i cili jeton dhe vepron në Zvicër
Komuniteti I prindërve, u shpreh I gatshëm edhe për projektet tjera të participoj në investimet shkollore, me qëllim që nxënësit të përfitojnë mësimnxënie cilësore.

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Share.