Prishtina dhe Ballkani do t’i provojnë forcat e tyre në derbin e së dielës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 20-të në Superligën e Kosovës.

Kjo sfidë do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë për shkak të punimeve në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton TV Malisheva.

Ballkani që është në luftë direkte për titull me Dritën dhe Gjilanin, kërkon vetëm fitore në këtë ballafaqim ndaj kampionit aktual që nuk po kalon formën më të mirë të mundshme në këtë edicion.

Këto janë formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Krasniqi, Tomasevic, Mici, Abazi, Shabani, Boshnjaku, Tolaj, Hoti, Kryeziu, John

Ballkani: Frashëri, Kuc, Thaqi, Dellova, A. Thaqi, Hoxha, Jashanica, Gashi, Gripshi, Baftiu, Krasniqi

Share.