Prishtina dhe Drenica i kanë ndarë pikët nga ballafaqimi ndërmjet tyre të dielën në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1-1 dhe të dy golat u realizuan në pjesën e parë të takimit, raportonTV Malisheva.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh në minutën e 37′ me golin e realizuar nga Kryeziu, por Drenica barazoi në fund të pjesës së parë me golin e Meziut.

Prishtina është e pesta me 39 pikë, kurse Drenica e shtata me 36 pikë.

Share.