Janë mbyllur më në fund minutat e rezervuara për dy sfidat e ditës në 1/8-ën e finales së Kupës së Kosovës.

Prishtina ka eliminuar Dritën me rezultat 1-0 pas supergolit të Lorik Boshnjakut në minutën e 106′.

Brenda pak javësh, skuadra e Ramadanit ka fituar dy herë në dy gara të rëndësishme në futbollin kosovar. Fillimisht duke e mposhtur kampionen aktuale në kuadër të superkupës, e tani duke e eliminuar edhe nga trofeu i dytë për nga rëndësia në futbollin tonë.

FT Prishtina – Drita 1-0

Në anën tjetër, në Podujevë, saktësisht në sfidën Llapi – Ballkani nuk u shënua as edhe një gol i vetëm, përkundër tentimeve të njëpasnjëshme të vendasve.

FT Llapi – Ballkani 0-0

/TV Malisheva

Share.