Sonte nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet derbi i Superligës në mes të Prishtinës dhe Feronikelit.

Është raportuar se kjo ndeshje mund të luhet me tifozë por deri më tani nuk ka asgjë.

Drejtori i Prishtinës, Granit Begolli në një intervistë për “Indeksonline” se nuk kanë bileta në shitje dhe nuk kanë marrë asnjë vendim nga FFK.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim nga FFK. Ne si klub nuk kemi në treg bileta për këtë ndeshje, kështu që as sot nuk do të ketë tifozë në stadium”, ka thenë Begolli.

Share.