Klubi i basketbollit Prishtina ka filluar me përforcimet e skuadrës për gjysmë-sezonin e ardhshëm.
Prishtinasit së fundmi janë përforcuar me fundorin Jordan Johnson, i cili është një lojtar i dëshmuar në garat evropiane.
Ai së fundmi ka luajtur tek skuadra Holandeze Landstede Hammers Zwolle me një mesatare prej 16.7 pikëve ne kampionatin Holandez ndërsa në Fiba Europe Cup me mesatare 14.7 pikë për ndeshje.