Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës. Prishtina ka triumfuar në derbi ndaj Dritës, shkruan TV Malisheva.

Kryeqytetasit fituan minimalisht me rezultat 1 me 2, pas një përmbysje të jashtëzakonshme në minutat e fundit. Fillimisht Balde i dha avantazhin skuadrës vendase, por me dy gola në fund të ndeshjes nga Shafiti dhe Kryeziu, Prishtina arriti të sigurojë fitoren e madhe.

Skuadra e Ardian Nuhiut luajti me një lojtar më pak nga minuta e 60-të, kjo sepse Rron Broja u përjashtua pas një ndërhyrje të ashpër.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva ka fituar me spekaktël të jashtëzakonshëm ndaj Ferizajt.

Mysafirët fituan me rezultat 0 me 6, atje ku dhuruan një paraqitje shumë pozitive.

Golin e parë për mysafirët e shënoi Bleart Tolaj pas vetëm 17 sekondash lojë, duke bërë që mbrojtja ferizajase të bënte gabim të mëtejshme.

Radha më pas i erdhi Ilir Mustafës (30′), që realizoi golin e dytë për Malishevën, duke treguar se atje kanë shkuar vetëm për tri pikë.

Golin e tretë për ekipin që drejtohet nga Sami Sermaxhaj e realizoi Agon Xhaka në minutën e 44-të, për të shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat bindës.

Pjesa e dytë ishte pasqyrë e asaj të parës, derisa Malisheva ia doli të realizonte edhe të katërtin me anë të Ronald Sobowales.

Për 5-0 u përkujdes Sobowale, që realizoi edhe të dytin personal, duke vazhduar turpërimin e Ferizajt në shtëpi.

Malisheva nuk e ndali hovin e tyre dhe ia doli të realizonte edhe të gjashtin me anë të Fiton Hajdarit, për tri pikët me plot meritë.

Pas javës së 12-të, Malisheva është ngjitur në vendin e shtatë me 11 pikë, ndërsa Ferizaj vazhdon të jetë i fundit me tetë sosh.

/TV Malisheva

Share.