Kanë përfunduar tri ndeshjet në Superligën e Kosovës.

Në kuadër të xhiros së 32’të të Superligës së Kosovës, Gjilani u mposht nga Prishtina.

Albert Dabiqaj realizoi golin e parë në minutën e 33’të, kurse Besnik Krasniqi barazoi pas 44 minutave nga penalltia. Mankenda i dha fitoren skuadrës nga kryeqyteti me golin e tij në minutën e 80-të.

Në duelin mes Drenicës dhe Ulpianës, skuadra e Lushtakut, poashtu triumfoi me rezultat 3 me 1. Osman Mëziut dhe Armend Abazi dy herë realizuan për skuadrën nga Skenderaj, kurse Elvis Ahmeti realizoi për Ulpianën.

Dukagjini ka mposhtuar poashtu skuadrën e Feronikelit, me rezultatin 4:0. Altin Mërlaku, Ahmeti, Arbër Shala dhe Nikolic realizuan golat për ekipin e Dallkut në 45 minutat e parë.

/TV Malisheva

Share.