Mbrëmë zyrtarisht ka përfunduar afati kalimtar i dimrit në futbollin kosovar.
Prishtina në këtë afat është përforcuar me sulmuesin nga Skënderbeu i Korçës, Oto John.
Ndërkohë, dy të rinj, njëri nga Gjermania, shtetasi nga Shqipëria, Nils Mema dhe Ermal Vitija nga skuadra e re U19 e Prishtinës kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin, njofton faqja zyrtare e klubit.
Ndërkohë, Prishtina ka huazuar tetë futbollistë të saj në skuadrat tjera.
Alban Shillova huazohet në Drenicë, Agon Xhaka në Besë të Pejës, Trimror Selimi, Ramush Ramadani dhe Jon Bajgora në Ulpianë, Art Maloku e Armend Gashi në Vëllaznim dhe Lis Ahmeti në Ramiz Sadik.