Prishtina ka arritur fitore të pastërt, duke mposhtur 3:1 Ferizajin në ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja nuk pati shumë histori, deri kur kryeqytetasit gjetën golin e parë përmes sulmuesit Ahmed Januzi (45’) – i cili realizoi nga pika e bardhë.

I njëjti lojtar (49’) dyfishoi epërsinë me të filluar pjesa e dytë, para se Otto John (61’) të çonte rezultat në 3:0.

Mysafirët ngushtuan epërsinë përmes Albin Krasniqit (72’), ndërkohë arritën të shënonin për 3:2 në fund të ndeshjes me kapitenin Dajaku (90+3′) – i cili realizoi pas kthimit të topit nga portieri Visar Bekaj.

Prishtina ngjitet në vendin e dytë me 41 pikë, tre më pak se Ballkani lider dhe baras pikë me Gjilanin një pozitë më poshtë. Ferizaj ndërkohë në pozitën e 10-të tubon 22 pikë.

Share.