Prishtina e pret në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj, skuadren e Malishevës.
Kryeqytetasit nuk mund të luajnë në ‘Fadil Vokrri’ shkaku që aty do të luaj Përfaqësuesja A e femrave të Kosovës dhe janë zhvendosur në Skenderaj për këtë sfidë.
Takimi mes Malishevës dhe Prishtinës nis me fillim nga ora 13:30 dhe është shumë i rëndësishëm për dy skuadrat, si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë nevojë të madhe për pikë, raporton TV Malisheva.
Të dy ekipet tashmë kanë publikuar formacionet startuese:
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Gerbeshi, Ibrahimi, Dumani, Vitija, Bruqi, Pefqeli, Shabani, Marc Oliver, Berisha.
Prishtina: Halimi, Krasniqi, Mici, Pllana, Mone, Zyba, Boshnajku, Prapashtica, Hoti, Mankenda, Sulley.
/TV Malisheva