Skuadrat e Superligës po vazhdojnë të testohen për koronavirus.

Tashmë shumë prej skuadrave kanë kryer këtë testim, ndërsa rezultatet për të gjitha kanë dalë negativ

Klubi i radhës që ka njoftur se nuk ka futbollistë të infektuar është ajo e Prishtinës

“FC Prishtina nuk ka të infektuar. Bardhekaltrit kryejnë me sukses testet për COVID-19.

Prishtinë, 26 maj 2020 – Pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, qendra në Prishtinë, prishtinasit kanë dal të gjithë negativ në testin për COVID-19. Futbollistët e skuadrës do të vazhdojnë të qetë përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale me Drenicën më 2 qershor në “Fadil Vokrri” që do të fillon nga ora 18:00″, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar nga skuadra prishtinase./ Tv Malisheva

Share.