Kampionia në fuqi e Kosovës, Prishtina ka zbarkuar në Turqi për përgatitje të mëtutjeshme në prag të fillimit të stinorit pranveror.
Skuadra bardhekaltër sot është akomoduar në hotelin “Titanic” në Lara, derisa tashmë është kryer edhe stërvitja e parë nën drejtimin e trajnerit Abdulah Ibrakoviq.
Fillimisht, futbollistët kanë kryer ushtrime të fitnesit, kurse pasdite planifikohen stërvitjet në fushat e kompleksit të hotelit.
Ndonëse ende nuk i ka zyrtarizuar, klubi më i madh në vend ka marrë me vete edhe përforcimet e reja.
Në mesin e ardhjeve të reja te Prishtina, është edhe ish-futbollisti i Dritës, Agim Zeka.
Përveç tyre, Prishtina ka transferuar edhe disa futbollistë të huaj, emrat e të cilëve ende nuk dihen.
Poashtu, ishte raportuar se kapiteni Lorik Boshnjaku dhe futbollistët Endrit Krasniqi dhe Besnik Krasniqi nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Turqi, por kjo është mohuar kategorikisht.
Ndryshe, Prishtina ka punë të madhe në pranverë pasi ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 11 pikë larg liderit, Gjilanit./TV Malisheva