Klubi i basketbollit të Kosovës Sigal Prishtina do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit dhe vendimtare në Ligën Ballkanike kundër Levskit.
Dy ditë më parë, klubi nga kryeqyteti i Kosovës pësoi disfatë përballë skuadrës së Hapoel Galil Elion me rezultat 95:84.
KB Prishtina nga Izraeli ka udhëtuar drejt e në Bullgari për ndeshjen më të rëndësishme të kësaj faze të Ligës Ballkanike.
Në ndeshjen e fundit në Prishtinë, Levskin e përmbysëm me rezultatin final 66-63.
Kjo përballje zhvillohet duke filluar nga ora 16:30.
/TV Malisheva