Një incident që ndodhi mbrëmë në Prishtinë ka bërë për spital dy persona, raporton TV Malisheva.
Sipas njoftimit të fundit nga Polica e Kosovës bëhet e ditur se gjashtë persona janë rrahur mes vete, teksa kanë përdorur edhe shufra metalike.
NJOFTIMI I FUNDIT:
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Prishtinë 09.06.2022-20:25. Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj shtetas i Kosovës, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.