Një gruaje në Prishtinë dje ia kanë vjedhur me forcë zinxhirin e arit.
“Viktima femër shtetase e Kosovës ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me forcë i ka grabitur zinxhirin e arit dhe është larguar në drejtim të panjohur.”, ka bërë të ditur Policia.
Lidhur me rastin nuk është raportuar për të lënduar.
Policia rastin e ka cilësuar si “Vjedhje grabitqare”.
Ndërkohë, janë duke u kryer hetime intensive nga njësitet kompetente policore./TV Malisheva