Në një video incizim të postuar në rrjetet sociale shihen dy qytetarë, që kanë ndaluar xhipin dhe hedhin mbeturinat në hapësirën publike.
Në postimin e bërë në faqen Kryeqyteti Prishtina në Facebook, thuhet se “nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë”.
“Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu”.
“Me projekt rregulloren e re parashihen gjoba të mëdha dhe nuk do të tregohemi tolerant ndaj qytetarit që hedhë mbeturinat ku të mundet”, thuhet në postim.
/TV Malisheva