Një i mitur dje ka pranuar tretman mjekësor, pasi është therur me thikë në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima mashkull sh/k i mitur, pas një zënke është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, dhe të njëjtit e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar.”, ka bërë të ditur Policia.

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti do të vazhdojë të hetohet. /TV Malisheva

Share.