Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I njëjti kishte kërkuar trajtim mjekësor, për shkak se ishte vet-plagosur me armë në këmbë.
“Është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas trajtimit mjekësor i dyshuari është arrestuar”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
/TV Malisheva