Një qytetar italian shkoi në zyrat e Komisariatit të Bolognina Pontevecchio për t’u treguar agjentëve atë që sapo i kishte ndodhur.

Ai kishte blerë një palë këpucë online dhe kur korrieri mbërriti i la jo një, por dy pako. Porosinë që kishte bërë dhe një pako të dytë, të rëndë.

Ai e hapi dhe brenda gjeti 13 qese plastike transparente me substancë vegjetale jeshile të errët, e cila në ekzaminimin e parë u duk se përmbante dimetiltriptaminë, me peshë rreth 7 kilogram.

Është një substancë e fuqishme e njohur për përdorimin e saj si halucinogjen në disa popullata të Amazonës, shkruan Bologna Today. 

Policia verifikoi se kishte pasur një gabim në dërgesë dhe se pakoja me drogën ishte e destinuar për një person tjetër me banim në Angli.

Menjëherë është sekuestruar lënda e dyshuar narkotike, në pritje të hetimeve të mëtejshme./Abcnews.al

Share.