Sipas burimeve të REL Kryeministri Kurti pritet të takojë sërish gjatë ditës shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe përfaqësuesin e posaçëm të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ky takim vjen pas atij që i pari i Qeverisë së Kosovës kishte pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së.

Takime të tilla po mbahen në kuadër të Samitit të BE-së me qëllim gjetjen e rrugëve për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë para pak çastesh Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pohuar se e përgëzon Kryeministrin Kurti “për pranimin e propozimit të BE-së, për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhje zhbllokuese lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

/TV Malisheva

Share.