Një tjetër trajner i Serie-A pritet që ta humb punën për shkak të rezultateve të dobëta në javët e para të edicionit të ri garues 2022/23.
Sipas “Sky Sport Italia”, Monza do të shkarkojë trajnerin Giovanni Stroppa dhe Raffaele Palladino do të marrë drejtimin e ndeshjes së radhës në Serie A kundër Juventusit.
54-vjeçari ka drejtuar këtë skuadër drejtë një promovim historik në Serie A sezonin e kaluar, por Monza fitoi vetëm një pikë në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni, përcjellë TV Malisheva.
Monza së shpejti do të njoftojë shkarkimin e trajnerit. Vendimi është marrë, por klubi ende nuk ka zgjedhur një zëvendësues të përhershëm për ish-mesfushorin e Milanit.
Prandaj, trajneri i ekipit të tyre të të rinjëve, Raffaele Palladino do të jetë në krye të skuadrës për ndeshjen e ardhshme të Serisë A me Juventusin në stadiumin “U-Power”.
Claudio Ranieri është ndër opsionet e Monzas për të zëvendësuar Stroppan.
Pronari i klubit, Silvio Berlusconi, kritikoi Stroppan të hënën, duke thënë se ai do të duhej të rregullonte personalisht çështjet taktike të Monzas.
/TV Malisheva