Në selinë e Partisë Demokratike(PD) kanë nisur të mblidhen anëtarët e Këshillit Kombëtarë, ku sipas kryedemokratit Lulzim Bashës priten të merren disa vendime shumë të rëndësishme sa i përket kësaj partie.

Në këtë mbledhje pritet të shkarkohen 12 zyrtarë të cilët kundërshtuan Bashën dhe dolën në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ditën e djeshme, Berisha ka mbajtur mbledhjen e kuvendit të PD-së në stadiumin “Air Albania”, ku ka shkarkuar Lulzim Bashën me 446 vota për, 36 kundër dhe nëntë të tjerë të cilët në votën e tyre të fshehtë e kanë bërë të pavlefshme fletën e votimit.

Ndërkaq këta janë emrat e demokratëve që pritet të shkarkohen nga Lulzim Basha: Edi Paloka (kryetar i Këshillit) Belind Këlliçi, Ivi Kaso, Albana Vokshi, Aldo Bumci, Gent Strazimiri, Gert Bogdani, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Ervin Minarolli, Ledina Mandia, Tomorr Alizoti./TV Malisheva

Share.