Kandidati për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha, ka vizituar Kijevën derë me derë dhe njeri më njeri duke komunikuar programin e tij.

Berisha ka treguar atë që do të realizojë për Kijevën.

Postimi i plotë i Berishës:

Kijeva zemra e Malishevës që duam!

Në Kijevë u mbusha energji pozitive nga qytetarët plot entuziazëm që po presin me padurim ndryshimin e madh që do të ndodhë në komunën e Malishevës.

Qytetarë mikpritës që emërues të përbashkët e kanë punën. Vërtet vlerësoj lart qytetarët e Kijevës për historinë e kësaj zone dhe asaj që përfaqëson.

Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Kijevës që më pritën krahë hapur dhe më ofruan mbështetje maksimale duke u bashkëngjitur me programin e parë dhe të vetëm nga ndonjë kandidat, platforma e qartë – Për Malishevën që duam.

Çka do të bëj për Kijevën?

Do të rinfuksionalizoj QMF-në e fshatit

Do të ndërtoj rrjet të kanalizimit në gjithë fshatin.

Do të rregulloj furnizimin me ujë të pijes – një herë dhe përgjithmonë

Do të ndërhyj në infrastrukturën e fshatit ku ka nevojë, jo sipas librezve partiake – të gjithë janë të barabartë.

#KijevaQeDuam

#KastriotiKryetar

#AAK121 /TV Malisheva

Share.