Mbrëmjen e sotme dhjetëra persona janë parë duke pritur për vaksinim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë, raporton “TV Malisheva”.
Gazetarët e “TV Malisheva” kanë siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në këtë vend disa persona nuk kanë respektuar rregullat e distancës fizike pranë qendrës së vaksinimit.
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga Covid-19 dy persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 45 raste të reja.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si nga komunikimi me rastet në terren. /TV Malisheva