Aktorja me prejardhje indiane, Priyank Chopra, është ndër yjet e njohura të Hollywood-it.
Por, vetëm 21 vite më parë, Chopra ishte një adoleshente me fytyrë engjëllore dhe e etur për sukses, shkruan Daily Mail.
Bukuroshja brune në një postim në rrjetin social Instagram, është ndier nostalgjike për kohët e vjetra.
Në fotografinë shpërndarë, aktorja ishte vetëm 17 vjeçare, derisa fansat mezi e njohën në fillim.
Po të njëjtat ishin realizuar në Las Vegas, derisa vite më pas ajo siguroi një karrierë të bujshme.
Ajo çka edhe u vërejt dukshëm ishin pozat e saj, që vinin re dëshirën për të qenë modele qysh atëherë. /TV Malisheva