Kombëtarja shqiptare ndodhet në Durrës, ku po kryen përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Francës që do të luhet pas pak ditësh.

Ditën e djeshme, Kombëtarja zhvilloi vetëm një stërvitje ndërkohë që nuk ishte me ngarkesë të madhe për shkak edhe të lodhjes që kishin futbollistët sepse vinin nga ndeshjet në kampionat.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm kombëtarja ka zhvilluar njc stërvitje dhe ka në plan edhe një të dytë pasdite. Në stërvitjen e parë, kanë munguar Frederik Veseli dhe Ledian Memushaj të cilët kanë shfaqur probleme fizike, shkruan “Vipsport.al”

Aktualisht, sipas asaj që raporton “Supersport” nuk bëhet fjalë për probleme serioze ndërkohë që gjithçka do të mësohet më mirë në seancën e pasdites. Me shumë gjasa, dy futbollistët do të jenë të gatshëm për Francën, por në rast se shqetësimet shtohen pasdite ose ditët në vijim, atëherë do të ketë ndryshim në listë.

Share.