Rrotulloheni gjatë tërë natës ndërsa ditën ndiheni të përgjumur? Gjumi i dobët dhe përgjumja gjatë ditës mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer, sipas një studimi të ri

Lidhja midis mungesës së gjumit dhe sëmundjes dementia nuk është 100 për qind e qartë, disa studime të bëra në kafshë kanë zbuluar se gjatë gjumit, aftësia e trurit për të pastruar toksina si beta amiloid – proteina toksike që formon shtresa në trurin e atyre me Alzheimer – përmirësohet.

Është e mundur që kjo të ndodhë edhe tek njerëzit.

Depozitimi i amiloidit në indin e trurit është faza e parë e njohur e atyre të cilët preken nga Alzheimer dhe ndodh shumë më herët se të fillojnë shenja të dementia-s.

Ky studim i fundit shton një rritje që tregon se gjumi jo i rehatshëm mund të jetë në fakt një shkaktar i demencës.

Studime të tjera kanë treguar një lidhje midis ndërprerjes kronike të gjumit dhe zhvillimit të shtresave amiloide.

Hulumtimi në minj tregoi se minjtë që flinin mjaft mirë ulën nivelin e beta amiloidit, duke e pastruar toksinën nga truri i tyre. /TV Malisheva

Share.