Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka thënë se përgatitjet për Samitin e Liderëve të procesit të Berlinit janë drejt përfundimit.
Samiti do të zhvillohet më datë 16 tetor e për herë të parë do të bëhet jashtë kufijve të BE-së.
Të pranishëm do të jenë gjashtë kryeministrat e rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Evropian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
/TV Malisheva