Dy profesorët e gjimnazit  “Hamdi Berisha”, Festim Ramaj dhe Arben Krasniqi gjatë ditës së hënë morën pjesë në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga Univerisiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i Gjuhësisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Në këtë tryezë tema kryesore ishte “Mësimdhënia e gjuhës amtare dhe kurrikula e re”, u diskutua edhe për disa çështje të rëndësishme me të cilat ballafaqohen mësimdhënësit e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë si: kujdesi prindëror, niveli i të nxënit, pasojat e teknologjisë në aspektin gjuhësor, zotërimi i çëshjteve të gjuhës standarde, tekstet mësimore dhe planprogramet etj.

Gjatë këtij diskutimi të rëndësishëm folën Erjeta Alhysa (Drejtore e Drejtorisë Arsimore në Tiranë), Shezai Rrokaj (Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tiranës), Erida Kaceli (Specialiste e kurrikulave), Elsa Skënderi-Rakipllari (Zv/dekane në FHF).

Kujtojmë që 21 shkurti shënohet si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare./TV Malisheva

May be an image of 3 people, people sitting, people standing and indoor

May be an image of 11 people and people standing

Share.