Në Amfiteatrin e FSHMN-së dhe me pjesëmarrëjen e grupeve përfaqësuese të studentëve, redaktorëve, recensentëve dhe të drejtorit të Drejtorisë të Komunës së Malishevës, për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku u bë përurimi i librit shkencor,”Kimia Organike Laboratorike”, të autorit, Ramiz Hoti, Profesor në Universitetin ” Hasan Prishtina”- Departamenti i FSHMN-së.
Recensenti, Prof. Dr. Muhamet Bicaj, ndër të tjera për librin theksoi.”Ky tekst përmban një material gjithpërfshirës të ilustruar me figura, skema e skica, i cili është i sistemuar në dhjetë kapituj me një rend logjik e të ndërlidhur natyrshëm mes veti, prandaj teksti ndjekë modelin e teksteve relevante ndërkombëtare nga Kimia Organike Eksprimentale duke synuar të bartë përvojën e laboratoreve bashkëkohore dhe t’a kombinojë atë me përvojën e laboratoreve të Universitetit të Prishtinës. Ku vazhdoi intencë e këtij teksti është që përmes punës eksprimentale në laborator, studentët të fitojnë përvojë për punën praktike në kiminë organike, e cila do të jetë në funksion të zhvillimit profesional të tyre”. përfundoi Bicaj.
Rexhep Mazreku, në emër të Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, i shprehi urimet më të mira dhe sukseset autorit të libri, Ramiz Hotit duke thënë.” Ju jo vetëm që krijuat një libër shkencor me shumë prurje të reja shkencore, ju bëtë punë të pa lodhshme për studentët tuaj, por shembulli i juaj që studentëve tuaj u dhuroni falas në këtë kohë krize për librin dhe studimet e studentëve për mësimnxënie, ju po jepni provat se si duhet të punohet për dijen e studentëve tanë që të jenë në hap më të tjerët studentë edhe jashtë vendi, prandaj mbështetja komunal do të jetë pran jush përhere”.
Kurse studentë u shprehen: ” Ju jo vetëm që jeni shembulli i profesorit krijues, hulumtues, studiues, ligjirues por edhe komunikues e bashkëpunues me studentët në ç’do kohë si dhe sot më këtë shembull që ju na pajisni falas me librin, ne do të zotohem se do të studiojmë edhe më më ngulëm për të arritur suksese jo vetëm individuale por edhe si studentë të Kosovës.
Në fund autori, falenderoi, të gjithë ata që ndihmuan në botimin e librit që nga redaktorët, recensentët e në veçanti, Komunën e Malishevës si dhe donatorët biznesorë të Malishevës, por edhe ata jashtë Malishevës që kontribouan në botimin e librit. /TV Malisheva