Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se projekti për urbanizimin e rrugës “Ibrahim Mazreku” është drejt finalizimit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka treguar se sot nga afër kanë parë punën e cila është duke u realizuar.
Gjithashtu, Kastrati ka falënderuar banorët dhe bizneset që gjenden përgjatë kësaj rruge, për përkrahjen që kanë dhënë dhe mirëkuptimin që kanë pasur në realizimin e këtij projekti.
/TV Malisheva