Në prag të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot u promovuan librat e ish deputetes së Kuvendit të Kosovës, ish të burgosures politike dhe veprimtares, Flora Brovina.

Librat “Florë, motër Doruntinë”, “Udhëkryqi”, “Përflakje e stuhi” dhe “Bima ime e kuqe”, janë libra që do lexohen ndër shekuj mes gjeneratash, u tha nder të tjerash në këtë ceremoni, njofton komuna e Prizrenit.

Përveç promovimit të librave të Brovines, në shënim të 15-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u mbajt dhe një orë letrare me shkrimtarë të shumtë kushtuar Pavarësisë së Kosovës.

Njoftim i plotë:

“Në prag të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot u promovuan librat e znj. Flora Brovina dhe u mbajt ora letrare e pavarësisë, që u hapën nga drejtori i DKRS-së, Adem Morina.

Librat “Florë, motër Doruntinë”, “Udhëkryqi”, “Përflakje e stuhi” dhe “Bima ime e kuqe”, janë libra që do lexohen ndër shekuj mes gjeneratash, u tha me këtë rast.

Ndërkaq, pasoi ora letrare me shkrimtarë të shumtë kushtuar Pavarësisë së Kosovës.”

 

Share.