Një vjedhje e cila ishte planifikur të kryhej nga persona të dyshuar brenda një lokali tregtar në Malishevë ka mbetur në tentativë.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Sipas njoftimit, personat të cilët kishin planifikuar të kryejnë vjedhjen, janë larugar nga vendi i ngjarjes pasi që pronari i lokalit kishte shtënë dy herë me armë zjarri në ajër.

Në vendin e ngjarjes kanë gjetur dy gëzhoja, ndërsa nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast./ Tv Malisheva

Share.