Një kompani japoneze ka njoftuar së fundmi se prova e parë e një makinë fluturuese rezultoi e suksesshme.
Sipas medieve të huaja, Sky Drive Inc e zhvilloi demonstrimin e saj publik më 25 gusht, në Toyota Test Field.
Bëhet e ditur se ky ishte edhe demonstrimi i parë publik i një makine fluturuese japoneze.
Makina e quajtur SD-03, e drejtuar me një pilot, u ngrit dhe qarkulloi fushën për katër minuta, raporton CNN.
“Jemi të lumtur që e kemi arritur për herë të parë në Japoni zhvillimin e një makine fluturues, prej se e kemi themeluar SkyDrive”, tha shefi ekzekutiv, Tomohiro Fukazawa.
“Ne duam ta bëjmë të mundshëm një makinë fluturuese që në të ardhmen të shërbejë si transport i sigurt në shoqëri”, u shpreh ai.
SD-03 është automjeti më i vogël elektrik dhe flutures, dhe zë hapësirën për parking gati sa dy makina të zakonshme.
Automjeti ka tetë motorë për t’ju siguruar njerëzve sigurinë për shkaqe emergjente. /TV Malisheva