Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka treguar se i ka larguar posterët me fotografitë e Kadri Veselit të vendosura në shtyllat elektrike të qytetit.
Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në llogarinë e tij të Facebook-ut:
“Hapësirat publike nuk mund të shfrytëzohen pa marrë leje nga organet komunale ❌”.
“Inspektorati komunal sot ka larguar posterë nga shtyllat publike, për të cilat nuk është prezantuar leje 📄📑”.
“Kamenica ka rend e rregull. Ju falemnderit që e respektoni 🤝! “, ka shkruar ai.