Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protestë me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Molliqaj ka bërë të ditur se protesta do të më datë 29 nëntor në ora 14:30.

Ai ka kërkuar që protestës t’i bashkohen edhe qytetarë tjerë.

Madje ai tha se protesta do të jetë masive në mënyrë që t’i tregojnë siç tha asaj se qytetarët nuk janë dakord me veprimet e kësaj gjykate.

“Ajo që ne mundemi të themi dhe ju bëjmë thirrje qytetarëve që të na bashkëngjitet sepse kjo vizitë është e papranueshme, e pa tolerueshme dhe nuk është e mirëpritur ajo në Kosovë. Ne kemi vendosur ta presim me protestë dhe të pamundësojmë këtë takim që pretendohet të mbahet atë ditë, për të pamundësuar se nuk është e mirëseardhur në atë takim”, tha Molliqaj.

Kreu i PSD-së ka kërkuar që protestës t’i bashkohen edhe veteranët e luftës.

“Secili luftëtarë u UÇK-së duhet të jetë bashkë më ne me parandalu këtë takim. Nuk mund të këtë drejtësi selektive dhe duhet të bëhemi bashkë që ta merr porosinë”, u shpreh tutje Molliqaj.

/TV Malisheva

Share.