Në shumë vende të largëta të botës, njerëzit pohojnë efikasitetin e çajit të hudhrës kundër të ftohurës dhe kollës.
Përbërësit e çajit luftojnë mikrobet dhe shpërbëjnë sekrecionet që ngacmojnë kollën, duke lehtësuar zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Siç mund ta keni mësuar falë artikujve hudhra është një antibiotik natyral shumë i pasur me antioksidantë.
Këto vlera çlirohen shumë mirë në çajin e hudhrës që mund të jetë më i lehtë për t’u konsumuar çdo mëngjes.
Vlerat E Jashtëzakonshme Të Çajit Të Hudhrës
Njerëzit zakonisht e kanë të vështirë të hanë një thelb hudhër esëll dhe ky çaj lehtëson përvetësimin e vlerave të jashtëzakonshme të hudhrës. Konsumi i këtij çaji si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor mund t’ju ndihmojë të humbisni peshë në mënyrë graduale. Çaji përshpejton metabolizmin por edhe e ndihmon trupin të tresë yndyrnat e tepërta. Çaji përbën një mënyrë efikase për të përmirësuar shëndetin e zemrës.
Sipas të dhënave, ai stimulon qarkullimin, ul kolesterolin dhe shmang arteriosklerozën. Sikur të mos mjaftonin këto vlera, një filxhan me çaj hudhre ofron vitaminat A, B1, B2, C por edhe shumë antioksidantë. E fundit por jo për nga rëndësia, çaji i hudhrës është një antibiotik natyral që shmang virozat e stinës. Besohet se në lashtësi, ushtarët grekë pinin çaj hudhre pas betejave të tyre për të kuruar infeksionet e mundshme.
Si Të Përgatisni Çajin E Hudhrës
Përbërësit:
Një thelb hudhër
250 ml ujë
3 gramë xhenxhefil të grirë
1 lugë gjelle me lëng limoni
1 lugë gjelle me mjaltë
Përgatitja:
Ziejeni ujin dhe ndërkohë prisni hudhrën në grimca. Pasi uji të marrë valë, shtoni xhenxhefilin dhe hudhrën dhe lërini të ziejnë për 15-20 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lërëni enën mënjanë për 10 minuta të tjera. Kullojeni çajin dhe shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin për ta ëmbëlsuar. Mos u shqetësoni për aromën e keqe të hudhrës. Përfshirja e xhenxhefilit dhe limonit do të zhdukë erën e fortë të hudhrës nga goja dhe ju do të merrni vetëm përfitimet që ofron ajo. /TV Malisheva