Po kalon shumë mirë me dikë që sapo ke nisur ta njohësh, flirtoni, shkëmbeni mesazhe dhe mbase bën të vështirën, sepse ndryshe ku është lezeti apo jo? Pastaj, fillon pjesa e tmerrshme kur personi tjetër jepet shumë. Ju kërkon të takoheni disa ditë njëra pas tjetrës, ju kthen përgjigje menjëherë dhe ju thonë që ju pëlqejnë që ditën e dytë.

Pas kësaj, ju thjesht s’ju intereson më! Është një ndjesi klasike. Shumë prej nesh pëlqejnë t’i ndjekin dhe kur kjo mbaron, humbasim interesin. Njerëzit duken shumë më tërheqës kur mendojmë se nuk na duan, prandaj bëjmë dhe rolin e të vështirës.

Pse na ndodh kjo?

Nëse tërhiqeni kur dikush shfaq interes, kjo tregon se keni probleme me intimitetin. Kur dikush jepet, kjo është shenjë se lidhja ka potencial për të ecur përpara. Jeni tmerruar ndonjëherë kur keni dalë me dikë për disa javë dhe fillon të premtojë si diçka që mund të ketë të ardhme? Kur një lidhje bëhet më intime, njerëzit mund të lëndohen më lehtësisht.  Prandaj kur stepeni, thjesht po mbroni veten nga ndonjë lëndim i mundshëm. Por kjo nuk është e vetmja arsye pse largohemi nga njerëzit që afrohen shumë. Nga njëra anë ata mund të duken si nevojtarë dhe aksush nuk ka nevojë për dikë të ngjitshëm. Pavarësia tregon pjekuri.

Më e mira është të mendoheni mirë dhe herën e ardhshme të analizoni arsyet pse i keni dhënë fund me njerëz të ngjashëm në të kaluarën tuaj. Përpiquni të mos përhapni panik kur dikush ju pëlqen 10 foto në Instagram, ju dërgon 3 mesazhe në DM njëra pas tjetrës dhe poston një selfie me ju. Sepse në fund të ditës problemi me siguri jeni ju, jo ata.

Burimi: The Independent

Share.