A jeni zgjuar ndonjëherë në mes të natës duke ndjerë uri?

Nëse ndodh vetëm herë pas here, nuk duhet t’ju shqetësojë, por nëse ndodh shpesh, mund të mos jetë një ide e keqe për të trajtuar problemin.

- Reklamë e sponsoriuzar -

Niveli i urisë, i cili rregullohet pjesërisht nga ritmi cirkadian, në përgjithësi rritet gjatë ditës. Ajo është më e larta në mbrëmje, dhe zvogëlohet gjatë natës.

Neuroshkencëtarja Kristen L. Natson u pajtua se kjo është “e pazakontë” sepse orët tona të brendshme biologjike nuk presin që ne të hamë atëherë.

Ekspertët kanë zbuluar disa arsye për të ashtuquajturën uri gjatë natës.

Nëse nuk merrni mjaft kalori gjatë ditës, mund të zgjoheni të uritur në mes të natës.

“Nëse jeni në dietë ose e kufizoni veten në çfarëdo mënyre, të tillë si të anashkaloni vaktet ose të stërviteni shumë, mund të mos merrni mjaft kalori,” tha dietologia Alice Ramsey.

Gjumi i shqetësuar mund të shqetësojë hormonet që rregullojnë oreksin – ghrelin dhe leptin, të cilat mund të bëjnë që të jeni të uritur dhe të kërkoni ushqime të pasura me karbohidrate.

“Hulumtimet e mëparshme eksperimentale kanë lidhur humbjen e gjumit me rritjen e oreksit,” shtoi Natson.

Ndonjëherë uria fizike nuk është ajo që ju zgjon nga gjumi, arsyeja mund të jetë përgjigja e trupit tuaj ndaj periudhës stresuese në jetën tuaj. Kur zgjoheni, mund t’i drejtoheni ushqimit sepse mund t’ju qetësojë, shkruan HuffPost.

“Ushqimi emocional sigurisht që mund të ngadalësojë proceset e mendimit. Nëse trupi juaj tret ushqimin, mund të qetësojë ankthin që ju pengon të bini në gjumë. Fatkeqësisht, është një mënyrë shumë efektive për të harruar ato mendime,” tha Kelly Alison, një profesoreshë e psikologjisë.

Nëse zgjoheni shpesh me një ndjenjë urie, disa herë në javë, kjo mund të jetë një shenjë e një çrregullimi të quajtur “sindroma e ngrënies së natës”.

Njerëzit me këtë çrregullim marrin një pjesë të konsiderueshme të kalorive të tyre ditore pas darkës sepse kanë pak dëshirë për ushqim gjatë ditës. Ata mund të vuajnë nga një çrregullim i humorit që përkeqësohet në mbrëmje, kanë probleme me gjumin dhe besojnë se duhet të hanë diçka për të fjetur përsëri./TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 5107