E thjeshtë fare!

Kostandini, Justiniani etj…etj kanë lënë trashëgimi portretet e tyre në kishat e Ballkanit e më gjerë edhe pse dihet origjina e tyre etnike shqiptare përsëri nuk flitet për ‘ta.

Nuk flitet sepse ata nuk janë ” ariane”.

Ata janë mesdhetarë si shumica e shënjtorëve të kishës tonë ortodokse.

Ortodoksia eshtë feja e popullit tonë.

E ne, shqiptarëve mesdhetarë. Që nga skizma e deri sa erdhën osmanët. Ajo iu shit rusëve nga Sulltani të cilët krijuan komb shtetet sllave me popullin tonë dhe ata kolonë e pushtues që kishin dyndur vonë Ballkanin ose gadishullin tonë ilirik. Vetëm “grekët” që në fakt ishin po shqiptarë mesdhetarë në shumicë dërmuese, u krijuan nga fuqitë evropiane përëndimore dhe ndaj Evropa gjithkohën i ka mbajtur dhe i mban nën sqetull. Sigurisht që Bizanti ju hipotekua atyre por në fakt nuk u takon me identitetin e tyre kombëtar aktual.

Bizanti ishte feja e shqiptarëve dhe detyrimisht duhet të mbetej e tyre.

Duke hulumtuar çdo ditë kuptoj shumë më mirë ato që më thoshte me aq pasion dikur i madhi profesor. dr. M. Zeqo. Atëherë isha i ri dhe nuk e kuptoja thellë se sa i rëndësishëm ishte identiteti fetar në histori. Dhe nuk e imagjinoja dot se një ditë do më hiqnin kombësinë me ligj për të më vjedhur përfundimisht identitetin.

Racizmi dhe izolimi ynë shoqëror ka ndodhur pasi ra Bizanti perandoria jonë. Hapini defterët do t’u dalin fytyrat tona përpara.

Prandaj askush nuk flet në shqiptari për të por ja kanë varrur në qafë Janullatosit dhe ai sipas axhendës së vjetër ruse vazhdon shkombëtarizimin e shqiptarëve.
Një profesor i nderuar këto ditë kishte shkruar se në leterkëmbimet diplomatike grekët kishin uruar festën duke e konsideruar Skënderbeun hero të përbashkët…dhe ishte indinjuar pa të drejtë. Skënderbeu është i përbashkët se grekë nuk ka dhe nuk ka pasur kurrë, ata janë shumica dërmuese edhe sot shqiptarë mesdhetarë ortodoksë. Dhe Skënderbeu ishte mbret i Arbërisë dhe Epirit. Dhe Epiri është qëndra e shqiptarëve, djepi i tyre!
Grekët e dinë historinë dhe përveç emrit që ua morën romakëve asgjë tjetër nuk i dallon nga ne.

Po jo vetëm ata!

Gjithë Ballkani është me shumicë dërmuese shqiptarë mesdhetarë, ose romei siç e quanin vehten banorët e Bizantit që “historia” na i tregon si bjonde me sy bojë qielli, ndërsa ikonat ashtu siç kanë qënë në të vërtetë!

Nuk dua perandorinë mbrapsht!

Dua shqiptarinë e saj!

Dua që bota dhe Evropa të mos mi mashtrojë më njerëzit e mi e të mos mi trajtojë më keq se të jenë vëllezërit e majmunit!

Leonard Pipa

Share.