Shtetet e Bashkuara kanë vendosur dy vajzat e rritura të Vladimir Putin-it në raundin e fundit të sanksioneve, pasi besojnë se presidenti rus mund të fshehë disa nga pasuritë e tij me to, sipas një zyrtari të lartë të administratës së presidentit Joe Biden.

Pa dhënë detaje se cila nga pasuritë e Putin-it mund të fshihen me Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova, zyrtari tha se kjo praktikë ishte e zakonshme në mesin e elitës ruse, transmeton CNN.

“Ne kemi arsye të besojmë se Putin dhe shumë nga miqtë e tij dhe oligarkët fshehin pasurinë e tyre me anëtarët e familjes që kanë vendosur pasuritë e tyre në sistemin financiar të SHBA-së, por edhe në shumë pjesë të tjera të botës”, tha zyrtari.

“Kjo është arsyeja pse koordinimi, përpjekjet e koordinuara për të ngrirë pasuritë e tyre dhe për të sekuestruar mallrat e tyre fizike luksoze – makinat e tyre, jahtet e tyre, shtëpitë e tyre…, andaj është kaq e rëndësishme që të veprojmë së bashku. Ne besojmë se shumë nga pasuritë e Putin-it janë të fshehura me anëtarët e familjes dhe kjo është arsyeja pse ne po i synojmë ata”, tha zyrtari.

/TV Malisheva

Share.