Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseas.
Antonio Rudiger ka kontratë me Chelsean të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.
Sipas ‘The Times’, futbollisti ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit për rinovimin e marrëveshjes, mirëpo thuhet se negociatat kanë ngecur.
Mbrojtësi po kërkon rritje të pagës javore nga 130 mijë funte sa përfiton aktualisht në 200 mijë funte.
Këtë kërkesë duket se nuk është e gatshme ta ‘miratojë’ Chelsea, dhe ai mund të largohet verën e ardhshme si futbollistë i lirë.
Interesim për të tashmë kanë shprehur ekipe si PSG dhe Real Madrid që janë të gatshëm t’i plotësojnë kërkesat e tij financiare dhe ta marrin falas vitin e ardhshëm. /TV Malisheva