Paris Saint-Germain e ka arritur edhe fitoren e pestë nga pesë ndeshje në Ligue 1.

Parisienët këtë herë e mposhtën  Clermont Foot, me rezultat të thellë 4-0.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Andër Herrera në minutën e 20-të, ndërsa e dyfishoi Herrara me golin e dytë në minutën e 31-të, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Ndërsa në pjesën e dytë, Kylian Mbappe e shënoi golin e tretë për PSG-në, në minutën e 55-të, ndërsa golin e katërt e shënoi Gueye në minutën e 65-të.

Vlen të përmendet që debutoi Gianluigi Donnarumma.

Me këtë fitore PSG-ja ka 15 pikë nga pesë ndeshje. /TV Malisheva

Share.