Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Signal Iduna Park” do të jetë nikoqir i derbit mes Borussia Dortmundit dhe Paris Saint-Germain, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë dhe të fundit të Ligës së Kampionëve.

PSG duhet që sot të fitojë dhe të mos lejojë ndonjë befasi, pasi ende nuk e ka siguruar kualifikimin tutje, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Dortmundi renditet i pari në Grupin F me 10 pikë, tre sosh më shumë se PSG në vendin e dytë. Newcastle dhe Milani zënë vendin e tretë, respektivisht të katërt.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Dortmundin nuk do të paraqiten Can, Duranville, Meunier, Morey, Moukoko, Nmecha dhe Ryerson, kurse te PSG mungojnë Dembele, Kimpembe, Mendes, Navas, Rico dhe Ruiz.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobell Sule, Hummels, Schlotterbeck, Bensebaini; Sabitzer, Ozcan; Reus, Brandt, Bynoe-Gittens; Fullkrug

Paris Saint-Germain (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Skriniar, Hernandez; Lee, Ugarte, Vitinha; Barcola, Kolo Muani, Mbappe

/TV Malisheva

Share.