Psikologu Eshref Zogaj, drejtor i Shoqatës së Psikologëve në Malishevë, prezanton të arriturat në Kongresin Internacional të Shkencave Humane, Sociale dhe të Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
“Puna e vazhueshme hulumtuese në fushën e arsimit dhe të edukimit model për hulumtuesit e rinj”.
Psikologu Eshref Zogaj së bashku me dy hulumtuesë tjerë Mr.Sc. Antigona Gashi Zogaj dhe Mr.Sc. Muhamed Hakiku, në kuadër të Shoqatës së Psikologëve në Malishevë kanë realizuar shumë hulumtime në fushën e arsimit dhe të edukimit, duke hulumtuar dhe analizuar faktorët e mundshëm që cenojnë në masë të madhe arritjet akadamike tek nxënësit dhe studentet./TV Malisheva
Hulumtimi i plotë:
Në 7th International Scientific Conference of the Faculty of Philosophy prezantohet punimi ‘’ DREJTIMI DHE SHPËRNDARJA E NXËNËSVE NË PARALELE SIPAS RENDIT NUMERIK DHE RELACIONI ME ARRITSHMERINË NË GJIMNAZ’
’ Duke e ditur se shpesh pozita e nxenësit në mesin e bashkëmoshatarëve shpesh paraqet cenueshmeri për suksesin e tij në këtë kontest kemi gjetur disa te arritura. Qllimi dhe objektivat e ketij Hulumtimi ishin: 1. Njohja e lidhshmerive në mes të arritshmërisë dhe klasave në paralele në të cilat gjenden nxënësit sipas rënditjes numerike ngritëse në shkollën e mesme të lartë. 2. Identifikimi i marrëdhënieve ndërmjet arritshmërisë, renditjes në klasa, drejtimit dhe gjinisë. Është një studim sasior, i cili matë nivelin e arritshmërisë dhe renditjen sipas klasave në paralele. Mostra e qëllimshme u zgjodh prej 115 nxënësve të shkollave të mesme (gjimnaze) në rajonin e Malishevës në Kosovë. Sa i përket përbërjes gjinore 67.8% ishin femra, ndërsa 32.2% ishin meshkuj të moshës 13-17 vjeç. Përpunimi i të dhënave është bërë me IBM SPSS 25 dhe excel. Rezultatet tregojnë se: Niveli i arritshërisë është i lidhur negativisht me shpërndarjen e nxënësve në klasa të cilat janë të rënditura sipas numerit ngritës ( r-.390, p<.00), dhe drejtimin natyror/shoqëror ( r-.447, p<00). Korrelime të tjera nuk janë paraqitur. Analiza Kruskal-Wallis e kryer në grupin e variablav të suksesit dhe klasave janë gjetur nivele të rëndësisë signifikante dhe se mund të konkludojmë se ka një dallim statistikor të rëndësishëm në mes të grupeve të ndryshorëve të vazhdueshëm. Vlerat e gjetura tregohen si të rëndësishme statistikisht ku vlerat e Z= -5.279 për p= .00. Tregohet se egzistojnë ndryshime të dukshme ndërmjet grupeve sipas drejtimit karshi suksesit.
Është arritur vlera e R²= 0.260 e cila nëse i referohemi kësaj vlere trgon se 26% e ndryshimit në sukses shpjegohet nga ndryshorja e pavarur e përfshirë në model. Pra, themi se 26% e suksesit varet nga nxënësi se ne cilën klasë është sipas numerit rendor. Vlera F= 39.732 e cila paraqitete me një nivel të rëndësisë të pranueshme. Në qoftë se vlera F është e rëndësishme, mund të vijmë në përfundim se modeli statistikisht është plotësisht i rëndësishëm. Modeli jonë i cili shpjegon arritshmërinë me rënditjen në klasa është një model i rëndësishëm. Dhe në fund, marrin pjesë vlerat e parashikimit të koeficientëve të modelit dhe vlerat t në lidhje me këto. Sipas tabelës, një rritje e numerit të klasave, do të ulë arritshmërinë totale për -.427 . Vlerat t në lidhje me këtë koeficient janë të rëndësishme në çdo nivel (Sig. = 0,000), prandaj, koeficienti i ndryshorës së renditjes në klasa është i rëndësishëm statistikisht.
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Meqë hulimtimi ynë e vërteton me vlera statistikisht të rëndësishme se suksesi i nxënësve varet shumë nga pozita e renditjes se ku gjendën ato dhe drejtimi i përzgjedhur, atëherë është e rëndësishme të merren disa rekomandime për t’i ndryshuar këta faktorë cenues:
-Renditja e klaseve të mos bëhet me numra, por ato të bëhen me ‘germa’ dhe
‘iniciale’ të tjera.
-Në renditje të klaseve mos të paraqitet hierarkie ngritese apo zbritese ku
nxënësi mund ta ndijë vetën të parin apo te fundit.
-Të rritet vetëdiesimi se të gjith janë të barabartë dhe gjithëpërfshirës.
-Të organizohen kampanje dhe aktivitete të shpeshta brenda shkollës ku
motivohen nxënësit dhe ndihen të barabartë.
Duke i aprovuar ne praktik keto rekomandime ne presim ndryshim dhe permiresim të suksesit të nxënësve ne te ardhme diki per 26%.