Nesër në ora 12:30 edhe zyrtarisht do të nis ndeshja e parë për vitin 2020 në futbollin kosovar.

Drenica do të jetë nikoqir i Gjilanit në ‘Bajram Aliu’, ku gjyqtarë të këtij takimi priten të jenë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj e Visar Kastrati, përcjellë KosovaPress.

Vetëm 30 minuta më pas fillon ndeshja tjetër në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina – Vushtrria. Ky takim i është besuar gjyqtarëve, Bejtullahu, Baliqi, Jashari e Shala.

Ndërsa të dielën zhvillohet ndeshja e tretë çerek finale në mes të Dukagjinit e Ballkanit. Tefik Maloku pritet ta drejtojë këtë takim i ndihmuar nga Zeqiri, Sekiraqa e Tahiri.

E të mërkurën e 12 shkurtit, Liria në ‘Përparim Thaci’ e pret Feronikelin, fituesin aktual të Kupës së Kosovës. Ky takim do të drejtohet nga gjyqtarët, Kasumi, Hyseni, Bicaj e Shala.

Share.