Në media janë publikuar pamjet e para të ditës së 1 të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në këtë video të kamerave të trupit të forcave ruse, duken parashutistët e ushtrisë së Rusisë që zbresin nga helikopteri në bazën ajrore Hostomel të Ukrainës.

Në sfond duket tymi i zi në pistën e aeroportit, që ishte sulmuar nga forcat ruse.

Moska ka pranuar më herët se 5 parashutistë të saj u vranë gjatë sulmit të bazës ajrore Hostomel në ditën e parë të pushtimit të Ukrainës.

Në pamje shihet që forcat ruse marrin pozicione mbrojtëse prapa ndërtesave që ndodhen në zonë.

Ndërkohë, sulmi rus ndaj Ukrainës është në ditën e 17 dhe mjetet e blinduara ndodhen në verilindje të Kievit.

KËTU mund t’i shihni pamjet./TV Malisheva

Share.