Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 806 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.
“Nga 806 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Njoftimi i plotë:
01 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.221 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.041 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.605 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 806 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514.
Në total numri i rasteve aktive është 431.